Pa Gjurme- ‘S’ka dhimbje më të madhe të mos dish ku ke djalin’/ Prindërit: Në telefon na premtoi se…

21 Korrik, 17:48 | Përditesimi: 21 Korrik, 17:48

 

Albani Arifi ishte ende një adolesht me ëndrra të mëdha kur vendosi që bashkë me dy fqinjët e tij Jovan e Gerti Strasi të emigronin drejt shtetit helen. Ishte viti i largët 1993 kur ata u zhvendosën në Selanik. Menjëherë Albani nisi punë në një baxho. Me familjen mbante kontakte të rregullta. Teksa duket se gjërat po shkonin mirë në tokë të huaj, pas dy vitesh autoritet greke e rikhejnë të riun në atdhe. Asokohe janë kthyer në Shqipëri një numër i madh emigrantësh shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të punuar. Albanit, policia greke i merr vetëm shenjat e gishtërinjëve, ndërsa dy miqtë e tij Jovanit dhe Gertit përfunduan në burg. Në vitimn 1995 mbnërriti te familja e tij në Pojan të Korccës dhe sakaq tentonte herë pas here për të shkuar në shtetin grek. Itinerari i vajtje-ardhjeve të Albanit në Greqi zhgjati disa muaj, pasi sa herë ai tenotonte të kalonte kufirin kapej nga policia. Më në fund më 2 gusht të vitit 1996 Albani mbërrin në Veria të Greqisë, atje ku fillon një punë sezonale. Nga aty i riu zhvendoset në Pire dhe fillon punë në një hotel në qendër të qytetit si pastrues. Rastësisht takohet me një kushëri të tijin, Muhametin dhe mikun e tij me profesion gazetar Ismailin,Në shtator të vitit 1996, Albani së bashku me Gertin dhe Jovanin vendosën që të shkonin në Kretë. Vetëm njëri nga shokët arriti të kalojë, Gerti, ndësa Albani dhe Jovani u kthyen sërish në Pire. Një javë më vonë Jovani telefonin Albanin dhe e lënë të takohen në port për të tentuar që të shkojnë drejt Kretës. Albani atë ditë largohet nga shtëpia e kushëririt Muhamet. Mirëpo ai nuk u takua me shokun e tij Jovanin. Familja ka bërë kërkime për të rënë në gjurmët e 47-vjeccarit sot. Ata kanë bërë një denoncim edhe në policinë Helene dhe atë shqiptare. Albani ishte djalë i shkathët dhe gjithmonë e kishte shprehur dëshirën në familje për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën greke dhe atë ruse. Në shtetin helen, Albani njihej me emrin Panajot Strasi.

I.M/Shqiptarja.com