EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Ai s’do të largohej kurrë’/Përplasje e fortë për zhdukjen e të riut: E vranë shokët!

21 Tetor 2025, 20:17 | Përditesimi: 22 Tetor 2025, 07:15

Përplasja për zhdukjen e 41-vjeçarit Erjon Bregu sjell tension në studio. Vjehrri dhe kushërira e të zhdukurit akuzojnë njëri-tjetrin për heshtje, mosinteresim dhe përhapje lajmesh të rreme. Ermelinda Bregu, kushërira, thotë se nusja e Erjonit kërkon divorc dhe nuk po e kërkon më burrin e saj. Nga ana tjetër, vjehrri kërkon ndihmë për ta gjetur dhëndrin dhe hedh poshtë çdo akuzë.Një debat i fortë, me akuza të ndërsjella, që zbardh prapaskena të reja mbi këtë histori misterioze. Ndiqni “Pa Gjurmë” me Odeta Dume, çdo ditë në orën 16:00 në Report TV

I.M/Shqiptarja.com