I dëgjon zërin nënës,shpërthen jetimi në lot:Më ke munguar o nënë

30 Nëntor 2021, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2021-11-30 18:33:28

Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës. ‘Po, unë jam zonja Lina Çekiçi. Jam e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…’-duke fshirë lotët shprehte nënë biologjike e Aleksandërit.