Një histori e trishtë e një gruaje që jeta nuk e kurseu asnjëherë. Nikoleta Çala, e ftuar në “Pa Gjurmë”, sjell rrëfimin rrënqethës të dy martesave të dështuara dhe përballjeve të forta brenda familjes së saj. Martesa e parë përfundoi me braktisje, ndërsa vëllezërit nuk e pranonin në shtëpinë e prindërve. Më pas, motra e saj u vra nga kushëriri i tyre për shkak të një dashurie të ndaluar, duke futur gjithë fisin në gjakmarrje.Kur u përpoq të rindërtonte jetën, prindërit e detyruan të rimartohej – një martesë që sërish u shkatërrua. Burri i dytë e la shtatzënë dhe nuk u kthye më kurrë. Me dy vajza të vogla dhe pa mbështetje, Nikoleta u kthye te babai, por konfliktet me vëllezërit shpërthyen me ashpërsi.Sot, pas shumë vitesh sakrifice, kujdesi për prindërit dhe për vajzat, Nikoleta përballet me një tjetër dramë: vëllezërit e saj kërkojnë ta nxjerrin nga shtëpia që e quan e vetmja strehë.“Nuk dua luftë, dua vetëm të jetoj e qetë. Prindërit atë shtëpi ma lanë mua” – thotë ajo me lot në sy. Një histori që të trondit, një thirrje për drejtësi dhe pak dashuri. ? Ndiqni këtë rrëfim të jashtëzakonshëm në “Pa Gjurmë” nën moderimin e gazetares Odeta Dume.





















