Shoqëron në studio vajzën e dhunuar, shokojnë babë e bijë live

28 Mars 2022, 19:10 | Përditesimi i fundit: 2022-03-29 07:10:42

Një 31-vjecare nga Bilishti, nënë e një djali të mitur vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Rasti më i fundit i kësaj dhunë të vazhdueshme në familje është ai i datës 19 shkurt të këtij viti. Roza Jazxhi vë në dispozicion dhe fotot ku duket imazhi i gruas me gjymtyrë të nxira dhe kokë të çarë e të gjakosur. 31-vjeçare u martua me 50-vjeçarin Dashnor Jazxhi nga Çipani i Bilishtit. Me një diferencë të madhe në moshë çifti qëndruan sëbashku plot 5 vite. Burri vinte nga një tjetër martesë, nga e cila ishte babai i një djali dhe një vajzë 22 dhe 23 vjeçarë. Një pas martesës së tij të dytë, Dashnori nisi konfliktet e para me Rozën, ndaj së cilës nisi të ushtrojë fillimisht dhunë psikologjike, për shkak të xhelozisë. Edhe kur në vitin 2019 në jetë erdhi djali i tyre i vetëm asgjë nuk do të ndryshonte në marrëdhënien mes tyre. Gruaja e denoncon bashkëshortin në komisariatin e policisë, ndërsa pajiste me urdhër mbrojtje për 6 muaj. Por ata jetonin ende në të njëjtën banesë dhe kjo nuk e shmangte dot përballjen e perditshme. Kulmi i dhunës fizike që ndodhi në shkurt të këtij viti ku bashkëhsortja goditet me telefon në kokë nga 50-vjeçari, bëri në acarim e sipër Roza bashkë me djalin 2-vjecar në krah të largohet nga banesa. Ajo i drejtohet sërish uniformave blu nga të cilët pajiset më një tjetër urdhër mbrojtje, për një vit. Por edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë të paktat raste kur ajo është kërcënuar nga bashkëhsorti. Që prej12 marsit Dashnor Jazxhi ndodhet në burg në Drenovë të Korçës, i arrestuar pasi theu urdhrin e mbrojtjes. Sot bashkë me djalin e sëmurë 31-vjeçarja jeton në banesën e prindërve të saj. Të sëmurë dhe të pamundur dy të moshuarit me aftësi të kufizuara jetojnë me të bijën dhe nipin në kushte të vështira. E mbetur pa përkrahje, ndërsa i shpëtoi dhunës 31-vjeçarja nuk mundet dot t’i paguajë 3 kreditë e mara në kohën kur jetonte ende në një strehë me burrin dhunues.