Një histori e dhimbshme vjen në Pa Gjurmë, në kërkim të Dedë Fsharrit dhe Nikolin Borit, dy shokë nga Shkodra që u zhdukën brenda një dite. Familjet rrëfejnë se të rinjtë kishin përgatitur arratisjen pa i treguar askujt, ndërsa nga frika nuk e denoncuan menjëherë rastin në polici. Motrat e Dedë Fsharrit tregojnë se vëllai i tyre i kishte gënjyer, kishte lënë gjërat personale në dhomë dhe ishte larguar pa thënë asnjë fjalë. Një vit pas humbjes, familja mësoi se të dy ishin nisur drejt Holandës, pas kalimit në ish-Jugosllavi. Pavarësisht kërkimeve në Malin e Zi, asnjë informacion i sigurt nuk është zbuluar. Mesazhi i motrave është prekës: prindërit duan vetëm një lajm, që të mos largohen nga kjo jetë me dhimbje. Nëse është gjallë, familja i lutet Dedë Fsharrit të bëhet i gjallë dhe të japë një shenjë.





















