Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor

18 Nëntor, 18:13 | Përditesimi: 18 Nëntor, 18:17

Në studion e “Pa Gjurmë” vjen dëshmia tronditëse e Tofik Spahiut, i cili prej 33 vitesh mban peng zhdukjen misterioze të vajzës së sapolindur. Foshnja erdhi në jetë shëndoshë e mirë, edhe pse lindja ishte e vështirë, por vetëm një javë më pas familja u njoftua se vajza kishte ndërruar jetë. Sipas Tofikut, asnjë dokument nuk iu dha prindërve, ndërsa bashkëshortja e tij e pa foshnjën vetëm dy herë. Dyshimet u thelluan kur ai dëgjoi se në maternitet ekzistonte një “listë familjesh që kërkonin fëmijë për birësim”. Sot, pas shumë vitesh dhimbje, gruaja e tij vuan nga një tumor i rëndë dhe kërkon vetëm një gjë: të dijë të vërtetën për fatin e vajzës së tyre të parë. A është foshnja vërtet ndarë nga jeta? Apo është zhdukur dhe dhënë për birësim? Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report Tv.

I.M/Shqiptarja.com