Paçe me kocka këmbësh nga zonja Albana

15 Qershor 2022, 12:40

Paçe me kocka këmbësh

Përbërësit:

  • 2-3 kg kocka
  • 1 qepë
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj uthull molle
  • 1 lgj spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Ziejmë kockat me zjarr të avashtë.

Në një tenxhere kaurdisim qepën, shtojmë miellin dhe hudhrat, I kaurdisim dhe shtojmë buljonin e kockave. Shtojmë uthullën, rregullojmë shijen.

Në fund tresim gjellën me 1 lugë gjelle spec të kuq të ëmbël. Këtë salcë e shtojmë sipër te paçja.