'Pala greke vuri vetëm 2 mjekë për tamponët, pamë njerëz të rmerruar!'Qytetari: Përgjegjësi e grekut

15 Gusht 2020, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2020-08-15 14:28:13

Duke folur për temën e ditës në emisionin e mëngjesit, një nga telefonuesit u ndal tek përgjegjësia që sipas tij ka pala greke në këtë situatë. Nuk mund të përballohet fluksi në kufi vetëm me dy mjekë që bëjnë tamponin tha ai, e ndërsa nënvizoi se megjthëse ndërhyri për të gjetur një zgjidhje shteti shqiptar duhet të bëjë akoma më shumë pasi radhët vazhdojnë dhe gjendja nuk është e mirë. Nëpërmjet Report TV pamë njerëz të rraskapitur e të tmerruar tha telefonuesi e ndërsa vlerësoi dhënien në kohë reale të emergjencës gjatë ditës së djeshme në Kakavijë.