Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni është shtrirë paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Përrenjasin dhe bashki të tjera.
Burimet thanë se janë prerë 26 urdhër-arreste nga prokuroria. Prej tyre, 8 persona janë arrestuar gjatë operacionit të sotëm, ndërsa 8 të tjerë ishin arrestuar më herët në kuadër të të njëjtit hetim. 8 anëtarë të grupit kriminal janë shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve në 20 banesa dhe lokale, policia ka sekuestruar 9 kg kanabis dhe 100 gr kokainë. Gjithashtu, janë sekuestruar disa celularë në cilësinë e provës materiale.



















