Papare
Përbërësit:
- 50 g gjalpë
- 100 g djathë
- 3-4 feta bukë e ndenjur
- 1 gotë ujë
- Nenexhik
Përgatitja:
Në tigan të thellë që nuk ngjit skuqim me gjalpë copat e bukës së copëtuar derisa të marrin ngjyrë. E shuajmë me ujë dhe shtojmë djathin e thërmuar. Sipas dëshirës në fund e rregullojmë shijen me nenexhik.




















