Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë fokusin më të madh do ta ketë tek ekonomia dhe vendim marrja. Më datë 5 qershor kemi kalimin e Afërditës (Venusit) në Luan me Plutonin në Ujor, që do të thotë se gjërat nisin qetë pa probleme, por mund të turbullohen rrugës. Ndaj, këshillohet që përgjatë kësaj dite të jeni të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mos humbisni durimin. Shenjat më të ndikuara që kërkohet vëmendje janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Më datë 8 qershor, Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Neptunin tek Peshqit do të thotë optimizëm, do të thotë ndryshime dhe romancë. Ndikimet më të mëdha do të jenë në lidhje me punën e karrierën, në lidhje me mundësi të reja që do ju jepen tani e tutje dhe është koha dhe momenti për të nisur diçka të re që do të ndikojë në ekonominë tuaj. Ndikimin më të madh do ta kenë shenja e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqit.
Më datë 11 qershor kemi Afërditën në katërkëndësh me Jupiterin me ndikime të mëdha sa i takon takimeve. Duhet të keni pak kujdes në disa çështje sidomos atyre të fushës së dashurisë. Mos u nxitoni në vendime që do të merrni, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet. Kujdes dhe vëmendje në këtë drejtim për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin e 10-të ditëshit të parë. Gjithashtu në po këtë datë Mërkuri kalon në Binjak duke vënë fokusin më të madh tek komunikimi.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 5-11 qershor 2023.