Pas 35-vitesh gjen nënën,shokohet jetimi kur mëson aryet e braktisjes

30 Nëntor 2021, 18:27

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV nën moderimin e Odeta Dumes solli sërish emocione mesditën e kësaj marte, duke lidhur pas 35-vitesh djalin me nënën e tij. Aleksander Çoka i lënë në jetimoren e Shkodrës,sot për herë të parë pa imazhin e nënës dhe iu drejtua me fjalë zemre. Momente prekëse edhe për qindra shikues të ekranin të Report Tv, që shprehën emocionet e tyre nga një numër i madh telefonatash. 35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione. Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga Lina Çekiçi ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori.