Pasta të kuqe nga zonja Albana

30 Qershor 2022, 12:12

Pasta të kuqe

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • ½ gotë sheqer
  • ½ gotë qumësht
  • 3 gota miell gruri
  • 4 lugë sheqer pluhur
  • 1 fk vaj ulliri ose vegjetal
  • Lëng limoni
  • Pak sodë buke dhe kripë
  • Pak ngjyrues

Përgatitja:

Përziejmë miellin, sheqerin, sodën, vezën dhe përbërësit e tjerë, krijojmë brumin dhe e hapim me okllain në formë rrethore. I pjekim në furrë në 180 gradë Celsius për 20 minuta. Sheqerin pluhur, ngjyruesin dhe lëngun e limonit i përziejmë dhe e lyejmë një sipërfaqe të kulacit.