Patate furre nga zonja Albana

3 Qershor 2022, 11:27

Patate furre

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 400 gr mish të grirë
  • 2 qepë të thata
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 karrotë
  • 3 vezë
  • 300 ml qumësht
  • Djathë të grirë kaçkavall
  • ½ tufë majdanoz
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Presim patatet në rondele, i shtrojmë në një tavë të rrumbullakët njëra mbi tjetrën. Në një tenxhere shtpjmë qepën e prerë mesatarisht e kaurdisim me vaj, shtojmë mishin e grirë, hudhrën, duke kaurdisur për 5 minuta, shtojmë salcën, kripë, piper, piper I kuq, salcën, karrotën i lëmë të ziejë derisa të kemi zbutjen e mishit të grirë. Këtë masë,  e shtojmë sipër patateve në një tas tjetër shtojmë vezët, qumështin, të rrahura mirë me njëra-tjetrën. Kur kemi unfikimin e masës, e shtojmë sipër shtresës së mishit të grirë, e spërkasim me djath kackavall e fusim në furrë në 180 gradë për 45-50 minuta.