Penne me perime nga zonja Vjollca

20 Prill 2021, 10:18

Penne me perime

Përbërësit:

400 gr makarona penne

1 qepë e vogël dhe 1 thelpi hudhër

1 patëllxhan

1 kungull

150 gr domate qershi

150 gr pure domate

borzilok

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm në zjarr në momentin që uji zijen, shtojmë kripë, makarona dhe I lëmë ato të ziejnë për 9 minuta. Ndërkohë ngrohim vajin dhe 1 thelpi hudhër  aromatizojmë vajin dhe e largojmë shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim atë sa të zverdhet pak, shtojmë patëllxhanë, kungullin në kubikë kripë dhe i përziejmë deri sa ato të ulin volumin. Shtojmë domatet, borzilok në gjysma i përziejmë për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë purenë e domates e vazhdojmë përzierjen shtojmë pak ( 1 garuzhde) lëng nga zjerja e makaronave. Kullojmë makaronat dhei shtojmë në tigan i përziejmë pak për 1-2 minuta dhe i shërbejmë.