Në studio me pediatren Zerina Sheme flasim si të veprojmë me një të porsalindur në plazh, sendet që duhet të marim me vete dhe këshilla për ushqyerjen në temperaturat e larta…
Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën? Sa i rëndësishëm është bregdeti për rrugët e frymëmarrjes së një fëmije? Cilat janë oraret më të mira? A mund të lahet në det një fëmijë i vogël? Si ndryshon temperatura e fëmijës në temperatura të larta? A rekomandohet mbulimi i karrocës së fëmijës? A duhet t’i vendosim krem mbrojtës fëmijës së vogël, në sa muajsh rekomandohet? Kujdesi për ushqimin e gjithçka tjetër… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me pediatren e njohur Zerina Sheme.