Përballja live/Burri: E kapa ‘mat’ me tjetrin, e dua ende. Gruaja: Nuk mbaj dot dy burra

10 Maj 2021, 18:23

Edhe pse e tradhëtoi disa herë radhazi, një 45-vjecar nga Dibra, Nebi Kukiçi i bën thirrje publike ish-bashkëshortes, në emisionin 'Pa Gjurmë', në Report TV, duke i kërkuar që ajo të kthehet për hir të fëmijëve. Me 10 vite diferencë, çifti Kukiçi nisën jetën bashkëshortore dhe u bënë prindër të katër fëmijëve. Problemet që lindën pas 12 vitesh martesë, detyruan gruan 32-vjeçare Malvina Kukiçi t'i kërkojë divorcin dhe më pas të ndahen zyrtarisht një vit më parë. Ajo mori dy vajzat e vogla, për të cilat Gjykata i dha kujdestarinë, ndërsa dy djemtë qëndruan me babain. Familja u shkatërrua dhe kësisoj babai erdhi në studio, këtë të hënë për ta bërë publike historinë tij. Ish bashkëshorti mohon të ketë patur konflikte me të shoqën, deri në momentin kur ai mësoi për tradhëtinë e saj. Kjo akuzë bërë ndaj ish-bashkëshortes u hodh poshtë nga prej saj, e cila në një lidhje telefonike live për 'Pa Gjurmë' tregoi një tjetër variant, atë se ka tentuar ta mbajë këtë marrëdhënie për hir të fëmijëve, por nuk ka mundur dot. Sot, ajo ka ndërtuar një tjetër familje, ndërsa i drejtohet ashpër ish-bashkëshortit duke i thënë se nuk është me pjesë e jetës së saj. Nebiu i kërkoi që ta lë burrin aktual dhe t'i bashkohet familjes. Në një lidhje telefonike live për emisionin 'Pa Gjurmë', nuk nëna e 4 fëmijëve, të cilët jetojnë të ndarë si pasojë e divorcit të prindërve hodhi poshtë të gjitha akuzat e ish-burrit për tradhëti, ndërsa pranoi se ka nisur një jetë të re bashkëshortore në qytetin e Durrësit. 45-vjeçari është i papunë dhe e ka të vështirë të përballojë i vetëm rritjen e dy prej fëmijëve, të cilët edhe ato gjithashtu kërkojnë bashkimin me pjesëtarët e tjerë të familjes tashmë të ndarë.