Përballje live/ 45 vjeçari: E kapa duke më tradhëtuar, por vazhdoj ta dua akoma

10 Maj 2021, 18:17

Ky është Nebi Kukiçi, babai i katër fëmijëve më e madhja 12 dhe më i vogli 5 vjecar, i cili jeton në fshatin Sukth të Durrësit, bashkë me dy fëmijët. Divorci i 3 viteve më parë i dha fund martesës prej 12 vitesh. Me ndjenjen e pendeses për dhunën, që ka ushtruar ndaj bashkëhsortes ai i bën thirrje për t’u rikthyer me të, ndërsa ajo u largua nga banesa duke marrë dy nga katër fëmijët e tyre. Cifti Kukiçi nga Durrësi u njohën me shkuesi ndërsa u martuan të rinj në moshë. 45-vjeçari është i papunë dhe e ka të vështirë të përballojë i vetëm rritjen e dy prej fëmijëve, të cilët edhe ato gjithashtu kërkojnë bashkimin me pjesëtarët e tjerë të familjes tashmë të ndarë. Gabimet e prindërve kanë bërë që ata të mos jetojnë si gjithë bashkëmoashatarët e tyre, ndërsa babai vuan nga një sëmundje e rëndë. Nebiu premton se nuk është më i pari dhe se pas gjithçkaje që ka shkaktuar në familje e ka bërë të reflektojë. Jeta në cift u bë edhe më e vështirë, kur pasi vendosën të jetonin më vete nisën debatet e vazhdueshme mes tyre, ndërsa përfunduan në divorc. I dëshpëruar dhe pa përkrahje, 45-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa gjurmë’ në Report Tv me nje mesazh pendese për bashkëshorten e tij.