Përfundon Rruga e Çekrezës, Veliaj: Një tjetër destinacion për t’u eksploruar

28 Tetor 2023, 13:23

Bashkia e Tiranës ka përfunduar Rrugën e Çekrezës në Zall Herr, një aks rural që të shpie në liqenin e Çekrezës dhe më tej lidhet me Niklën. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është punuar me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi të qytetit.