Përshesh me bukë misri dhe pulë nga zonja Albana

30 Qershor 2022, 12:10

Përshesh me bukë misri dhe pulë

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • 1 lç kripë
  • 500 ml ujë të vakët
  • 1 pulë të prerë në copa
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Miellin e misrit e përziejmë me kripën, sodën e bukës dhe ujin e vakët. E krijojmë brumin dhe e vendosim në një tavë me letër pjekje, por jo domosdoshmërisht. E fusim në furrë në 180 gradë për 35 minuta. Mishin e ziejmë dhe e fusim ën furrë për tu pjekur. Lëngun ia hedhim përsipër te buka e msirit që e kemi copëtuar.