Përurohet shkolla 9-vjeçare 'Feti Fanaj' në Petrelë, Veliaj: Për dy javë do hapen 10 shkolla dhe 2 kopshte të reja! Kushi: Fëmijët larg kryeqytetit meritojnë shkolla me standarde moderne

15 Shtator 2021, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2021-09-15 15:34:22

Ditën e sotme është përuruar shkolla 9-vjeçare ‘Feti Fanaj’ në Petrelë që mban emrin e ish-Drejtorit i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili ndërroi jetë një vit më parë nga COVID-19. të pranishëm në përurim ishin kryebashkikau, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi të cilët theksuan se të gjithë fëmijët duhet të kenë mundësi dhe kushte të barabarta, pavarësisht mundësive ekonomike dhe faktit se jetojnë larg kryeqytetit.