Pite pa petë me kungull dhe karrota nga zonja Vjollca

25 Shtator 2020, 10:36

Pite pa petë me kungull dhe karrota

Përbërësit:

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

3 kokrra vezë

1 filxhan çaji me kos

1/2  filxhan çaji qumësht

Mbushja

2 kunguj të njomë

2 karrota mesatare

1 qepë

150 gr djath

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

1 lugë gjelle susam për spërkatje

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët e plota, kos, qumësht dhe miellin e përzjerë në pluhur pjekës, I përziejmë mirë deri sa të më fromohet një brumë jo I trashë por që derdhet lehtë nga luga. Në një tas përziejmë kungujt, karrotat të grira në rende nga ana më e trashë, qepën të grirë hollë I përziejmë mirë shtojmë vajin dhe kripë si dhe djathë. Në një tavë mesatare shtojmë letër pjeksje hedhim ½ e brumit dhe e nivelojmë në tavë me një trashësi 3-4 minuta. Shpërndajmë mbushjen në gjtihë sipërfaqen dhe e mbulojmë me brumin. E lyejmë me të verdhë veze zpërkasim me susam dhe e pjekim në temperaturë 190 gradë Celsius për 30 minuta.