Varësia e fëmijëve nga ushqimet e përpunuara dhe të pashëndetshme është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e tyre. A është një betejë e humbur nga ne prindërit, ndonjëherë koha, jeta frenetike na bën që ta neglizhojmë dhe të mos e kemi vëmendjen e duhur tek mënyra sesi ushqehen fëmijët tanë. Por a ka një mënyrë apo rregull të përcaktuar sesi ne mund të largojmë fëmijët nga varësia e ushqimeve të pashëndetshme dhe të kultivojmë zakone të shëndetshme tek fëmijët tanë? Cilat janë ato gabime që prindërit shpesh bëjnë në formën e një tolerance, por të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijës?
Nutricionisti i njohur Altin Joka, i ftuar në studion e "Rreze Dielli", tregoi një guidë me 10 hapa ku prindërit të bazohen për t'i larguar fëmijët e tyre nga varësitë dhe kequshqyerja, e cila më vonë do të sjellë një dëmtim të ADN-së, një sërë sëmundjesh nga problemet me sistemin nervor, rënien e imunitetit, probleme me kockat, shikimin, veshkat, deri tek obeziteti e më tej. Ai analizoi në program çdo hap, duke dhënë shembuj konkret si një mundësi ideale për prindërit.