Policia e pa në rrugë, s’e ndaloi/Flet nëna e të zhdukurit:Ishte i stresuar, s’foli me asnjë

12 Korrik 2022, 18:16

Një tjetër rast urgjent u denoncua pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Familjarët kërkojnë ndihmën e programit për gjetjen e 41-vjecarit Artur Buzhiqi nga Durrësi. Babai i tre fëmijëve është larguar që prej datës 9 korrik të këtij viti nga Ura e Dajlanit mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Nënë Bukurie dhe bashkëshortja e tij Fiqiretja bëjne apel për ndihmë, ndërsa thonë se 41-vjecari kishte shfaqur probleme me kujtesën afro një vit më parë. ’Arturi doli nga banesa mbrëmjen e 9 korrikut, ditën e shtunë. Një fqinj e ka parë përballë pasticerisë afër shtëpisë dhe tha se dukej i mërzitur. Kur doli nga shtëpia rreth orës 20:00 të mbrëmjes ishte rënduar nga ana shëndetësore, pasi kishte probleme me kujtesën dhe stresin. Dy orë më pas e ka parë edhe një punonjës policie. Ai dilte dhe shëtiste vetëm, por gjithmonë kthehej në shtëpi vetë. Ditën që humbi gjurmët pati të veshur një bluzë të bardhë me pika dhe një palë pantallona të shkurtra. Me vete nuk mori asgjë tjetër, as mjet identiteti apo telefon. Nuk e di nëse ka pasur para me vete’- u shpreh nëna Gjatë transmetimit live mbërritën një lumë informacionesh, ndërsa dy janë qytetet ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 41-vjecari. Qytetarët flasin për disa zona në qytetin bregdetar ku pretendohet të jetë parë Arturi, si dhe një tjetër pistë është qyteti i Mamurrasit nga ku mjaft qytetarë të këtij qyteti u vunë menjëherë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë kërkimeve në terren për të zbuluar gjurmët e durrsakut të humbur. ’E kam parë sot në orën 11:00, kur erdhi tek unë mori një palë atlete tek lulishtja në Durrës. Kishte një kapele dhe ngjante shumë me Arturin. Kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë gri’ ’E kam parë dje në orën 11:00 në Mamurras dhe jam i sigurtë që është ky. Bazohem nga foto. Dukej që kishte probleme. Kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë të hollë sportive në ngjyrë gri. Kishte dhe një çantë të zezë dhe ishte i uritur’ ’Arturi ndodhet në Mamurras në një banesë. Atë zotërinë e zbrita në Mamurras 4 minuta më parë tek një banesë’