Pranon rrëmbimin e vajzës, nëna: Më mori malli ndaj shkela ligjin

24 Dhjetor 2021, 17:35

Gjithçka nisi kur vajza e vogël u sëmur 4 vite me parë. I ftuar në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV, Shkëlqim Xherimeja denoncon ish-nusen e familjes Rebiona Canko pasi prej vitit 2019 ai rrezikon të humbasë mbesën e tij. Cifti u divorcuan, në vitin 2019, ndërsa me vendim Gjykata vajza i kaloi në kujdestari babait. E ëma u rikthye në Shqipëri në janar të vitit 2019 dhe kërkoi të takonte vajzën e saj. Ish-bashkëshorti Grabon Xherimeja pranoi, por në vendin e takimit 26-vjeçarja u paraqit me të dashurin e saj dhe shumë persona të tjerë të rrezikshëm, të cilët morën me forcë të miturën. Djali i Shkëlqimit, Grabon Xherimeja gjatë një lidhje telefonike në emisionin Pa Gjurmë u shpreh se është i gatshëm të takohet me ish-bashkëshorten si dhe për tia thënë hapur pse ka nguruar të mos ia lejojë takimet me vajzën. Ai pretendon se ish-gruaja e tradhëtoi me një person që i përket botës së krimit. Pas akuza të ngritura në studio nga ish-vjehrri, por edhe akuzat bërë gjithashtu nga ish-bashkëshorti i saj reagon ish-nusja. Në këtë përballje fortë ajo pranon se e rrëmbeu vajzën, pasi i ishte refuzuar takimi nga ish-bashkëhsorti i saj. Duke iu përgjigjur gjithashtu edhe akuzave të ish-vjehrrit ajo i përgjigjet duke sqaruar pse shkeli ligjin duke ia marr vajzën me forcë.