Pranvera e fermerëve në fshat. Kamera e "Rreze Dielli" udhëton drejt fshatrave të Lezhës dhe Kurbinit, për të vizituar fermerë të ndryshëm me mbjelljet e sezonit dhe punët me hardhitë e pemët frutore.
Agronomi nga fshati Zemen në Lezhë, Luigj Frangaj rrëfen sesi la arsimin për bujqësinë, ai sharton agrumet prej 20 vitesh sipas mënyrës së vjetër të trashëguar nga babai i tij. Gjithashtu ai na prezanton dhe me limonin e veçantë i cili kushton 87 euro/ kg. Luigj Frangaj e ka shartuar në serën e tij dhe thotë që ky limon është pa lëng, ka kokrriza dhe përmban shumë vitaminë C.
Ndjekim më nga afër sezonin e mbjelljeve, zonja Lindita na tregon 4 fazat e sherebelës së dimrit nga mbjellja e farës deri tek lulëzimi. Me kameran tonë udhëtojmë drejt një tjetër fshati, në Gurëz të Kurbinit. Në tokën e hardhive të fermerit Spahi Jahja, ndjekim nga afër një proces shartimi të një varieteti të veçantë rrushi të sjellë nga Italia. Gjithashtu fermeri na tregon arrën e veçantë që prodhon 80 kg vetëm një rrënjë.