Pulë me përshesh me kulaç misri /Pjesa e parë

9 Prill 2019, 10:54

Receta e parë: Pulë me përshesh me kulaç misri

Përbërësit:

1 pulë

1kg kulaç misri

2 presh

nenexhik

1 fç arra

kripë + piper të zi

gjalp

vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë,  thajmë pulën dhe e vendosim të pa copëtuar në ujë të valuar të marrë një valë për 5 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e lyejmë pulën me vaj, gjalp e kripë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180º për 30 minuta.

Ndërkohë kulaçin, e kemi copëtuar në copëza mesatare dhe e vendosim pak në furrë.ngrohim vajin dhe pak gjalp dhe kaurdisim preshin e grirë hollë deri sa të zbutet plotësisht. Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë mirë. Shtojmë gjithashtu edhe pak piper të zi e nenexhik.

Nxjerrim bukën nga furra, shtojmë lëngun e pulës me nenexhik por jo që ta mbulojmë nivelin e bukës. Vendosim dhe pulën mbi përshesh, e lëmë të zbutet mirë buka dhe më pas e shërbejmë. Mund të hedhim dhe pak arra për ti dhënë një shije akoma më të mirë.