Qeveria e Katarit grant 11 milionë euro për sheshin te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Projekt që i jep formë Tiranës së 100 viteve të ardhshme

24 Maj 2023, 14:23

Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro Bashkisë së Tiranës për realizimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri. Lajmin e mirë e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri.