Qofte e mbushur me djathë në furrë me patate
Përbërësit:
600 gr mish i grirë
2 1/2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
2 vezë
1/2 lugë çaji kumin
kripë dhe piper të zi
120 gr djath I tymosur
1 kg patate
rozmarinë
Përgatitja:
Vendosim mishin e grirë në një task u shtojmë bukën e thekur të grirë, 2 vezë të plota, kripë, piper të zi dhe 1/2 lugë çaji kumin. Punojmë brumin e qoftes me dozë deri sa brumi të lidhet mirë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30-40 minuta. Presim djathin në kubikë ose shkopinj në gjerësi 1 cm.
Shtojmë një letër pjekje në tepsi dhe mbi të vendosim mishin të cilin e hapim me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës, në mes vendosim horizontalisht nga njëri skaj tek tjetri, kubikët apo shiritat e djathit. Pudrosim me ndihdmën e letrës mishin duke formuar një role më në qendër djathin e palosim nga ana tjetër duke e lidhur me letrën e pjekjes si një karamele.