Mish me nenexhik
Përbërësit:
- 800 gr mish
- 2 kokrra qepë
- 2 tufa nenexhik
- 4-5 lugë supe vaj
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Pasi e kemi ndarë mishin në racione e skuqim pak minuta në tenxhere, duke i hedhur edhe kripën. Largojmë mishin nga tenxherja dhe e vendosim në një pjatë. Në po atë yndyrë, hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël (jo me grirëse qepësh) dhe e kaurdisim në zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë transparente e të fillojë të tretet. I hedhim një lugë ujë dhe vazhdojmë t'a trazojmë. Bashkojmë mishin me qepën dhe hedhim ujë të ngrohtë sa të mos mbulohen racionet e mishit. Shtojmë pak piper të zi dhe e lëmë të vlojë derisa të ziejë mishi. E kontrollojmë për kripën dhe për lëngun, dhe në fund hedhim nenexhikun e grirë. E lëmë të gatuhet rreth 5 minuta dhe e heqim nga zjarri.