Petulla me raki
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë ujë të ngrohtë
- 2 lugë gjelle raki
- 1 vezë
- 1 lç sodë buke ose maja e thatë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lgj sheqer (opsionale)
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin, sodën e bukës ose majanë e thatë, kripën dhe sheqerin (nëse e përdorim). Në një enë tjetër përziejmë përbërësit e lëngshëm: vezën, rakinë dhe ujin e ngrohtë. Gradualisht hedhim përbërësit e lëngshëm tek mielli, duke i përzier mirë derisa të krijohet një brumë homogjen. Brumi duhet të jetë pak i trashë, por jo shumë i ngurtë. Nëse përdorim maja të thatë, e lëmë brumin të fryhet për 30 minuta në një vend të ngrohtë. Ndërkohë ngrohim vajin në një tigan dhe me ndihmën e një luge marrim brumin dhe skuqim petullat derisa të marrin një ngjyrë të artë në të dyja anët. Më pas i vendosim petullat në letra kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt dhe i servirim sipas dëshirës me djathë, mjaltë apo reçel.