Qofte të shuara me birrë në salcë të bardhë nga zonja Albana

21 Janar, 11:23

Qofte të shuara me birrë në salcë të bardhë

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle galetë
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri ose luledielli për skuqje

Për salcën e bardhë me birrë:

  • 200 ml birrë e lehtë
  • 200 ml pana kuzhine
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë dhe piper i bardhë
  • Pak arrëmyshk (opsionale)

Përgatitja:

Në një tas përziejmë mishin e grirë, qepën, hudhrën, vezën, galetën, mustardën, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla rrethore dhe e lëmë brumin të qëndrojë për 15 minuta. Më pas në një tigan të thellë, ngrohim pak vaj dhe skuqim qoftet derisa të marrin ngjyrë të artë. Përgatisim salcën e bardhë me birrë. Në të njëjtin tigan ku skuqëm qoftet, shtojmë gjalpin dhe hudhrën dhe e kaurdisim për disa sekonda derisa të shpërthejë aroma e hudhrës. Shtojmë miellin dhe e përziejmë shpejt që të formohet një masë kremoze pa kokrriza. Ngadalë shtojmë birrën, duke e përzier vazhdimisht me një tel kuzhine. E lëmë të gatuhet për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë panën, kripën, piperin e bardhë dhe pak arrëmyshk nëse dëshirojmë. E përziejmë derisa të trashet salca. Vendosim qoftet në salcën e bardhë me birrë dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të ulët për 10-15 minuta dhe më pas i servirim të ngrohta.