Sallatë me lakër dhe karotë
Përbërësit:
- 150 gr karota
- 150 gr lakër të bardhë
- 3 lugë uthull
- 3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë mjaltë
- 1 lugë e vogël mustardë
- Pak rrënjë selinoje
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë karotat dhe i kalojmë në rende, ndërsa lakrën e presim imët. Lakrën e kriposim, i hedhim pak uthull dhe e ndrydhim me mjet druri sa të zbutet pak. Përziejmë lakrën me karotën, i shtojmë vaj ulliri, mjaltë, kripë, mustardë dhe pak rrënjë selinoje. Në vend të uthullës mund të përdoret dhe lëngu i limonit.