Qofte me kos dhe hudhra në furrë
Përbërësit:
Brumi qofteve
500 gr mish I grirë
1 qepë ( në rende)
1 lugë kafe piper të kuq
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 fetë bukë e zbutur
1 vezë
pak vaj për skuqje
Për salcën me kos
800 gr kos dhe 4 thelpi hudhër
1.5 lugë gjelle miell
2 vezë
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle gjalp
Përgatitja:
Në një tas bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve, mishin e grirë, qepën e grirë, kripë dhe piper të zi, piper të kuq, majdanoz, bukën e zbutur në ujë ose qumësht, vezë, punojmë brumin dhe e lëmë atë të pushojë për 30 minuta. Më pas formojmë qoftet të cilat i skuqim shumë pak në tigan ose i vendosim në furrë dhe i pjekim. Nëse i skuqim më pas i vendosim në tepsi. Bashkojmë në një tas miell, vezë, kripë, piper të zi, kos i përziejmë dhe e shtojmë në tepsi duke mbuluar dhe qoftet, shkrijmë gjalpin dhe e shtojmë në tepsinë me kos dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.