Qofte me lulelakër të pjekur
Përbërësit:
500 gr lulelakër
4 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
2 kokrra vezë
1 filxhan çaji bukë të thekur e grirë
1 lugë kafe kripë, piper të zi
1 lugë kafe piper të kuq, pak pikante
trumzë
150 gr djath të bardhë
pak vaj
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në boçe të vogla e shpëlajmë mirë dhe e ziejmë atë për 6 minuta e kulojmë dhe e vendosim në një tas të thellë. Shtypim me pirun ose shtypsen e patates lulelakrën dhe e kthejmë pothuajse në pure. Shtojmë në tas qepët të grira shumë imët po ashtu dhe majdanozin, vezët, bukën e grirë, kripë, piper dhe erzat, mund të shtoni dhe pak spec pikant nëse deshironi I përziejmë mirë me dore në fund shtojmë dhe djathin e thërrmuar, pak vaj ulliri.
Formojmë qoftet në madhësinë që dëshironi. Lyejmë një tavë me pak vaj ose mund të vendosim dhe letër pjekje I largojmë qoftet me vaj dhe I vendosim në furrë në temperaturë për 20-25 minuta. I shoqërojmë me kos.