Qytetari: Meta nuk ka punuar një ditë në jetë! Kush do hetojë për pasuritë e tij dhe të Berishës?

13 Gusht 2020, 12:22

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një nga qytetarët ngriti disa pyetje që lidhen me pasuritë e politikanëve dhe hetimin e tyre nga drejtësia. Kush do i hetojë ata, ka thënë ai kur ata po vetë janë akuzuar me njëri-tjetrin. Ankohet Berisha se s’ka pasuri, po ata nuk dinë sa vila kanë. Fëmijët Ilir Meta i ka shkolluar jashtë, po me cfarë lekësh, vijoi qytetari duke nënvizuar se sipas tij Meta nuk ka punuar një ditë në jetën e vet dhe në vitin ’90 ka qenë thjesht student asgjë më tepër.