Qytetari: Politikanët grabitqarë, populli t’i vejë gishtin kokës, klasa politike fatkeqësi për vendin

11 Gusht 2020, 09:41 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 09:42:15

Politika e mbrapshtë 30-vjecare është fatkeqësi për Shqipërinë e cila vuan nga babëzia dhe grabitja e psurive kombëtare dhe pasurimi i kësaj klase politike në kurriz të shqiptarëve. Ishte ky shqetësimi që shprehu një qytetar i zhgënjyer me drejtuesit e politkës në këto 3 dekada ashtu sikurse edhe me gjyqtarët e sistemit të drejtësisë. Populli t’i vejë gishtin kokës, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” duke nënkuptuar ndëshkimin me votë të atyre që presin të riciklohen sa herë vijnë zgjedhjet.