Receta e ditës - Bakllava me petë, kadaif e arra dhe mish i marinuar me uthull balsamike / Pjesa e dytë

30 Dhjetor 2019, 14:38

Mish i marinuar me uthull balsamike

Përbërësit:

800 gr tul viçi (ramstek)

60 gr uthull balsamike

3 lugë gjelle vaj Olim

60 gr mjaltë

2 lugë gjelle salcë soje

1 lugë kafe piper pikant

2 thelpinj hudhra

Piper i zi

Dafinë, rozmarinë

Përgatitja:

Presim mishin me kubikë (sa një kafshatë) dhe i vendosim ato në një tas, ku do të shtojmë uthull balsamike, vaj, mjaltë, salcë sojë, piper pikant në copa, 2 thelpi hudhër të grirë hollë, piper të zi, dafinë, rozmarinë.

Përziejmë kubikët e mishit duke i lyer mirë. E mbulojmë tasin dhe e lëmë mënjëanë për 2 orë që mishi të marinohet.

Pas 2 orësh e kullojmë mishin mirë dhe e vendosim në një tigan me pak vaj,  të cilin e kemi lëmë të nxehet. Skuqim mishin nga të gjitha anët sa të ndryshojë ngjyrë dhe e servirim duke vendosur në çdo copë nga një pirun të vogël druri, shoqëruar me salcë për mishin e kuq. Por copat e mishit mund t’I alternojmë edhe në shkopinj të vegjël duke i alternuar me perime si speca, qepë, kërpudhë.