Bukë me vezë, djathë dhe perime
Përbërësit:
4-6 feta bukë
8 kokrra vezë
150 ml pana
200 gr proshutë
250 gr perime miks (qepë të njoma, speca, brokoli)
150 gr djathë cheddar
125 gr mozzarella
Bishta qepe të njomë
Përgatitja: Pastrojmë bukën nga koret dhe pasi të lyejmë një tavë me pak gjalp, vendosim fetat e bukës në të gjithë sipërfaqen e tavës si bazë.
Në një tas vendosim 8 kokrra vezë, shtojmë në të kremin pana dhe i rrahim së bashku. Shtojmë proshutën në kubikë dhe qepën e njomë, pjesën e bardhë, brokolin në lule të vogla, specin në kubikë të vegjël, djathin cheddar në rende dhe po ashtu mozzarellën në rende, kripë dhe piper i zi.
E shtojmë vezën e përzierë në djathë dhe perime mbi bazën me bukë. E spërkatim sipër me bar qepe të grirë imët ose me bishta qepe të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.