Receta e ditës - Bukë për mëngjes dhe mish pule me speca dhe patate / Pjesa e dytë

21 Nëntor 2019, 14:11

Mish pule me speca dhe patate

Përbërësit:

1 kg mish pule

2 qepë mesatare

3 thelpinj hudhra

3 speca me ngjyrë miks

1 kuti domate

4 patate mesatare

1 lugë çaji piper të kuq

2 gjethe dafine

500 ml lëng pule

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me 3 lugë gjelle vaj të nxehtë shtojmë copat e mishit të pulës dhe i skuqim ato nga të gjitha anët. Më pas e largojmë mishin e pulës dhe e spërkasim me kripë.

Në po atë yndyrë kavardisim qepën, hudhrën e copëtuar për 3 minuta, duke i trazuar herë pas here.

Shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim mirë për 1 minutë, shtojmë domatet, patatet e prera në feta, piperin e kuq, gjethet e dafinës, vendosim copat e mishit përsëri në tenxhere përsëri në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare, pastaj gjella është gati për servirje.