Receta e ditës - Bullgur me patëllxhanë tavë me karkaleca / Pjesa e dytë

15 Dhjetor 2018, 09:20

Receta e dytë: Tavë me karkaleca

Përbërësit:

400 gr karkaleca

2 thelpinj hudhër

250 gr kërpudha

2 speca jeshil

2 domate mesatare

1 lugë gjelle gjalp

1 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Trumzë + dafinë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

40 gr djath që shkrin

Përgatitja:

Në një tigan vendosim gjalp dhe vaj dhe kalojmë në to karkalacat për 3 minuta deri në momentin që lëshojnë ngjyrë. Në po atë yndyrë shtojmë hudhrat e kërpudhat. Sapo ato të ulin volumin, shtojmë specat e prerë në ngjyra, kripë e piper të zi, domatet, gjethe dafine e trumzë. E lëmë për 5 minuta duke shtuar dhe karkalecat, majdanozin e grirë hollë. E shtrojmë në tavë, e spërkatim sipër me djath që shkrin dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 10 minuta deri sa djathi të shkrijë.