Receta e ditës - Byrek me domate e speca dhe puding me mollë të karamelizuara / Pjesa e dytë

10 Shtator 2019, 12:21

Receta e dytë: Puding me mollë të karamelizuara

Përbërësit:

2-3 mollë

70 gr sheqer

1/2 lk kanellë

1 fk ujë

Arra

Pudingu:

800 ml qumësht

5 lgj niseshte

4 lgj sheqer

3-4 pika ekstrakt vanilje

1 lç gjalp

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim ato në kubikë dhe i vendosim në një tigan duke shtuar në të sheqer, kanellë, ulë dhe i trazojmë, e më pas vendosim kapakun duke i lënë të ziejnë për 5 minuta në temperaturë mesatare. I shohim dhe i trazojmë deri sam të molla të karamelizohet. Në një tenxhere vendosim qumështun duke lënë pak mënjanë për të tretur niseshtenë. Shtojmë tek qumështi sheqer, 3-4 pika ekstrakt vanilje dhe e lëmë të ngrohet.

Ndërkohë tresim niseshtenë në qumësht dhe e shtojmë në qumësht duke e trazuar vazhdimisht që të na formohet një masë homogjene.

Në një tas vendosim pak mollë të karamelizuara në fund të gotës. Shtojmë pudding dhe përsëri vendosi mollë të karamelizuara duke i spërkatur me arra të thërrmuara.