Receta e parë: Byrek me domate dhe speca
Përbërësit:
450 gr peta
250 gr qepë
250 gr speca
500 gr domate të pjekura
Vaj
200 ml qumësht
Kripë
1 lugë sheqer
Piper i zi
3 lgj oriz (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim mbushjen, nëse byrekun e bëjmë me peta të gatshme. Në rast të kundërt do të përgatisim brumin për petë. Vendosim tiganin em 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim mirë qepën deri sa ajo të zbutet dhe të tretet. Shtojmë specat dhe I kaurdisim së bashku. Sa të ulim volumin shtojmë domatet, kryesisht tulin e tyre pa farat. Shtojmë 1 lugë çaji sheqer dhe e lëmë të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Domaten e lëmë të ziejë për 10 minuta. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe 3 lugë gjelle oriz. Largojmë tiganin dhe e lëmë mbushjen të ftohet.
Shtojmë 5 feta poshtë në një tepsi të lyer me vaj dhe spërkatim petët me qumësht dhe vaj. Shtrojmë mbushjen në mes mbulojmë atë me 4 peta sipër duke I spërkatur petët përsëri. Kjo spërkatje bëhet kur petët janë të gatshme. Nëse ne I përgatisim vetë atëherë mund ti spërkatim vetëm me vaj. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190º-200ºC për 25-30 minuta.