Receta e ditës - Domate të mbushura me oriz dhe akullore në kushtet e shtëpisë / Pjesa e parë

17 Qershor 2019, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2019-06-17 13:59:17

Receta e parë: Domate të mbushura me oriz

Përbërësit:

6 domate

8 lgj oriz

2 speca

borzilok

4 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Domatet i pastrojmë nga brenda duke I bërë në formë kupash dhe tulin e tyre e lëmë mënjanë. Në një tigan ngrohim 2 lugë gjellë vaj ulliri dhe kaurdisim 8 lugë gjelle oriz. Në tulin e domates hedhim pak borzilok, kripë, piper dhe e kalojmë në blender. Pak nga tuli i domates të kthyer në lëng e shtojmë  tek orizi I skuqur dhe ulim temperaturën.  Vendosim kupat e domates në tavën e lyer së pari me vaj. Hapësirat mes domateve  I mbushim me specat shumë ngjyrësh, ndërsa kupat e domateve I mbushim me masën e orizit. Në çdo kupë hedhim nga pak vaj dhe hjysmë luge vaj ulliri. Hedhim nga pak lëng domate në çdo kupë. Domatet I mbulojmë me kapakun e tyre të cilat I kemi ruajtur që në fiilim të gatimit. Spërkatim sërish tavën me vaj ulliri. E vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për rreth 35-40 minuta.