Kunguj të mbushur me rikota dietike
Përbërësit:
4-5 kunguj të njomë
250 gr rikota
2 lugë gjelle pesto
2 lugë gjelle parmixhan i grirë
500 gr domate
Borzilok
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë kungujt, i pastrojmë ato dhe i presim në copa me gjatësi 6 cm. I pastrojmë nga tuli duke formuar hapësirën e një tubi.
Vendosim një tenxhere me ujën të vakur me kripë dhe I ziejmë kungujt për 4-5 minuta. I largojmë dhe I lëmë të ftohen.
Përziejmë rikotën së bashku me 2 lugë gjelle pesto, ose e përgatisim vetë me borzilok, hudhra, vaj ulliri, stika pishe dhe kripë. Shtojmë 2 lugë gjelle parmixhan dhe I përziejmë së bashku. Mbushim hapësirat e kungullit me rikotën e trazuar.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj dhe një thelpi hudhër, shtojmë domatet, borzilokun, sa të marrë valë, shtojmë kungullin e mbushur I trazojmë herë pas here në një temperaturë të ulët. E rregullojmë shijen me kripë dhe I lëmë në zjarr për 25 minuta.