Lulelakër me perime dhe vezë
Përbërësit:
400 gr lulelakër
1/2 lëng limoni
1 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle gjalp
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhra
1 spec i kuq
4-5 kokrra vezë
Kripë dhe piper i zi
1 filxhan çaji qumësht (120 ml)
80 gr djathë cheddar
1 lugë gjelle miell
Majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë ujin dhe lëngun e limonit dhe ziejmë lulelakrën për 6-7 minuta. Pasi të ziejë e kullojmë. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, vajin dhe kaurdisim qepën për 2-3 minuta, shtojmë hudhrat e copëtuara, specin e kuq dhe I përziejmë së bashku me qepën për 2 minuta.
Shtojmë më pas lulelakrën dhe e përziejmë së bashku me qepën, hudhrën dhe specin për 3-4 minuta. Në një tas rrahim vezët, kripën, piperin e zi, qumështin, 1 lugë gjelle miell, djathin e grirë në rende, e përziejmë mirë dhe e shtojmë masën në tigan mbi perimet. Në fund shtojmë majdanozin e girë imët. Më pas mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë lulelakrën me vezë të piqet derisa të arrijë kosistencën e një omlete.
E kthejmë me ndihmën e një pjate për ta skuqur më mirë dhe më pas e shërbejmë të lehtë.