Mesnik me mish pule nga zonja Albana

27 Janar, 11:35

Mesnik me mish pule

Përbërësit:

  • 1 pako peta të pjekura
  • 1 pulë mesatare
  • Gjalpë të tretur
  • Kripë

Përgatitja:

Ndajmë mishin e pulës në copa. E kaurdisim pak dhe i shtojmë ujë për ta zier sikurse dhe kripë. Me lëngun e pulës që përfitojmë lagim petët (tek lëngu shtojmë pak gjalpë). Pasi e kemi shtruar gjithë mesnikun vendosim në fund copat e mishit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.