Fileto pule me perime të marinuara në furrë
Përbërësit:
500 gr fileto pule
400 gr brokoli
1 qepë e kuqe
1 spec i kuq
1 kungull i njomë
12 domate qershi
Majdanoz
Marinimi
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull e bardhë
70 ml verë e bardhë
1/2 lugë çaji piper I kuq
1 lugë çaji mjaltë
1/2 lugë çaji kripë
Piper i zi
Koriandër pluhur
1 thelpi hudhër (në rende)
1.5 cm xhinxher (në rende)
Përgatitja:
Lajmë fileton e pulës dhe e presim atë në kubikë sa një kafshatë me brinjë 2-3 cm. Në një tas shtojmë përbërësit vaj, uthull, piper I kuq, mjaltë, kripë, piper të zi, Koriandër pluhur, 1 thepi hudhër të grirë imët dhe xhixnxherin gjithashtu të prerë imët në rende. I përziejmë mirë dhe e lëmë tasin mënjëanë.
Shpëlajmë brokolin dhe e ndajmë atë në lule (boçe), qepën, e presim në kubikë të vegjël, specin e kuq, që po ashtu e presim në copa me brinjë 2-3 cm si mishin. Presim kungullin në dysh dhe më pas në feta. Të gjitha perimet e prera i vendosim në një task u shtojmë dhe domatet (të paprera). Shtojmë tasin me përbërësit e marinimit te perimet dhe I përziejmë.
Shtojmë në tasin e perimeve të marinuar dhe fileton në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen. Të gjithë masën e perimeve me mishin e pulës e shtojmë në një tavë dhe e vendosim në 170 gradë Celsius për 30 minuta.