Receta e ditës - Gjizanik dhe fileto pule me pesto e domate / Pjesa e dytë

28 Shtator 2018, 10:33

Receta e dytë : Fileto pule me pesto dhe domate

Përbërësit:

4 feta fileto pule

1 e ½ pesto me borzilok

1 domate

125 gr mozarela

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë dhe thajmë filetot e pulës. Domaten e presim në kubikë të vegjël(pa fara). Mozarelën e presim në feta të holla . Vendosim në zjarr tiganin, shtojmë në të pak vaj ulliri dhe sapo të ngrohet vendosim filetot e pulës. I lëmë ato të piqen 5 minuta nga njëra anë dhe i kthejmë nga ana tjetër. I spërkatim me shumë pak kripë ( pasi vetë pestoja që do të përdorim ka mjaftueshëm kripë).

Mbi çdo fletë vendosim ½ lugë çaji pesto dhe e hapim atë mbi çdo fileto. Mbi pesto vendosim nga 1 fetë mozarela dhe përsëri mbi mozarela vendosim pak pesto . Në fund i mbulojmë me kubikë domateje. i spërkatim me pak piper të zi , vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për pak minuta deri sa